Ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID 768 persona

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 10:19
Ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID 768 persona

Ligji për pandeminë Covid-19, vazhdon të mos respektohet në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 768 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Kujtojmë se për shkak të rritjes së rasteve me Coronavirus, Qeveria e Kosovës javën që lamë pas ka marrë masa të reja, kështu duke i ndarë qytetet në tri kategori, atë me rrezikshmëri të ulët, rrezikshmëri të mesme dhe rrezikshmëri të lartë.

(Kosova Sot Online)