Ky është plani i Donald Trump pas humbi zgjedhjet

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 08:18
 Ky është plani i Donald Trump pas humbi zgjedhjet

Ndërsa ditët kalojnë, Presidenti Donald Trump nuk e pranon humbjen e zgjedhjeve, por vijon që të insistojë në betejën ligjore duke shpresuar te mandati i dytë, që është i pamundur.

CNN ka bërë një analizë të lëvizjeve të fundit të presidentit amerikan, që është izoluar në Shtëpinë e Bardhë.

Daljet në media kanë qenë të pakta, ndërsa edhe planet e tërheqjes së trupave që ai kishte kërkuar për Afganistanin dhe Irakun u njoftuan sot nga shefi i ri i Pentagonit.

I fortifikuar brenda ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, ku nga dritarja shikon përgatitjet për ceremoninë inauguruese të Joe Biden, ai pritet që të anulojë edhe disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim.

Ndërkohë që CBS News, shkruan se Presidenti Trump po e konsideron seriozisht mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2024.

Një gjë të tillë ai e ka diskutuar me këshilltarët e tij ditët e fundit, tha një zyrtar i lartë i fushatës së Trump.

(Kosova Sot Online)