Gërxhaliu: Përpunimi i të dhënave ekonomike të jetë prioritet i Kosovës

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 10:54
Gërxhaliu: Përpunimi i të dhënave ekonomike të jetë prioritet i Kosovës

Vitet e fundit Kosova ka pasur avancim në shumë fusha të menaxhimit të financave publike, kjo ka ardhur edhe për shkak të zhvillimit të Teknologjisë Informative (IT), ku Kosova ka treguar se ka mundësi dhe kapacitete.

Por pandemia ka treguar se duhet të jemi të përgaditur edhe për të pasur informacione të sakta në një adresë të veçantë ku të interesuarit mund të t’i kenë në dispozicion.

Eskperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se Pandemia Covid19 në shumë shtete të botës është një sfidë e madhe, por në të nëjtëjn kohë është edhe mundësi për tu avancuar në shumë fusha të ndryshme e në veqanti në aspektin softverik dhe në digjitalizim, kur përpunimi i të dhënave dhe parametrave ekonomik, është substancial për projekte strategjike, por edhe për fizibilitetin e tyre.

“Në Kosovë, statistika jep rezultate të sakta të të dhënave që mund të jenë edhe të gabuara për shkak të zhvillimeve në kohë, prandaj nevojitet një saktësi e të dhënave në veçanti, tani kur Kosova duhet të aplikojë në projekte të ndryshme të financiara nga BE, FMN, BB dhe donatorë të ndryshëm, dhe një projekt që nuk posedon të dhëna të sakta, mund të dështojë dhe kjo nuk do t’i bënte nder Kosovës”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka përmendur Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQ), si institucion i cili ka treguar se ka kapacitete dhe mundësi për të bërë një department për përpunimin e të dhënave në mënyrë profesionale, duke promovuar një partneritet me të gjithë akterët relevant dhe të caktohet një adresë e cila ka në vete edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie për saktësinë e të dhënave.

“BQK-ja është rregullatori kryesor i mbykqyrjes financiare në Kosovë. BQK deri më tani me punën që ka bërë dhe mbykqyrjen që ka i bërë për të gjitha inticineve të sektorit fiananciar, ka treguar performancë dhe trende pozitive të cilat janë vlerësuar nga të gjitha intitucionet vendore dhe nderkombëtare, e në vaçanti është përcjellës i trendeve zhvillimore të Kosovës , jo vetëm në këtë kohë, por edhe në mënyrë parabolike”, tha ai.

Sipas tij një ide e tillë duhet të mbështetet nga të gjithë akterët relevant që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhaneve dhe që e kuptojnë  rëndësinë e të dhëneve të mira e që janë në funkison të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ai vlerësoi se në Kosovë, ka pasur shpesh të dhëna të cilat nuk janë perputhur mes vete, për shkak se të mungesës së mos komunikimit dhe partneritetit intern.

(Kosova Sot Online)