Ky shtet do të blejë 20 milionë doza të vaksinës kineze kundër COVID-19

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 08:57
 Ky shtet do të blejë 20 milionë doza të vaksinës kineze kundër COVID-19

Turqia ka thënë se do të blejë 20 milionë doza të vaksinës së kompanisë kineze “Sinovac Biotech” kundër koronavirusit.

Qeveria turke është gjithashtu në bisedime për blerjen e vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BionTech”, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, gjatë raportimin në kuvend.

“Ne do të mund të marrim së paku dhjetë milionë doza të vaksinës kineze në dhjetor. Duam që ta rrisim numrin. Po kaq do të jenë në janar, gjithashtu”, tha ky ministër.

“Kjo shifër lehtësisht mund të dyfishohet, ndoshta. Një kontratë do të nënshkruhet për këtë brenda një ose dy ditëve”, tha ministri Koca gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në kuvend.

Ndryshe, media të mërkurën raportoi se kjo vaksinë ka treguar rezultate të mira në fazën e mesme të testimit, ku thuhet se ka shkaktuar reagim të shpejtë imunitar në rreth 700 persona.

(Kosova Sot Online)