Për një ditë shqiptohen 794 gjoba në trafik dhe 799 për mosrespektim të Ligjit Covid-19

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 10:40
Për një ditë  shqiptohen 794 gjoba në trafik dhe 799 për mosrespektim të Ligjit Covid-19

Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit ka shqiptuar 794 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë shqiptuar po ashtu edhe 799 gjoba për shkak të mosrespektimit të Ligjit Covid-19.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë për tu mbrojtur nga ky virus.

Po ashtu, është kërkuar nga Policia e Kosovës që të bëjnë më shumë kontrolle, e të dënojnë ata që nuk po respektojnë këto masa.

(Kosova Sot Online)