Uk Lushi për Gjykatën Speciale: Hoti dhe Osmani nuk duhet të heshtin, duhet të veprojnë si thotë Albin Kurti

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 23:26
Uk Lushi për Gjykatën Speciale: Hoti dhe Osmani nuk duhet të heshtin, duhet të veprojnë si thotë Albin Kurti

Shqiptaro-amerikani, Uk Lushi, ka komentuar qëndrimet e Albin Kurtit karshi Gjykatës Speciale, teksa i ka vlerësuar pozitivisht ato.

Lushi ka thënë se kryeministri, Avdullah Hoti, si dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, bashkë me liderët e tjerë shtetëror duhet të veprojnë si u thotë kryetari I LVV’së, Albin Kurti, në raport me Gjykatën Speciale.

“Tash, pasi lideri (Albin Kurti) ka folur në mënyrë ekuiangulare, anëtarësia e VV-së duhet të vihen në vijë prapa qëndrimit të liderit të partisë dhe më me rëndësi, liderët shtetërorë të Kosovës, KM Avdullah Hoti dhe Kryekuvendarja si dhe U.D. në Presidencë Vjosa Osmani- Sadriu duhet të veprojnë si thotë Albin Kurti dhe sa më parë të fillojnë të punojnë shtetërisht”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar nga Hoti dhe Osmani duhet të thyejnë heshtjen, e t’iu dalin në mbrojtje ish-anëtarët e UÇK’së.

Tutje, ai ka thënë edhe se Gjykata Speciale po lejon interferime politike përmes Prokurorëisë.

Ndryshe, Gjykata Speciale përgjatë ditës së sotme ka konfirmuar edhe për propozim-aktakuzën ndaj anëtarëve të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)