Dalin me test për Covid, në Shqipëri hyjnë me “termometër”

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 16:10
Dalin me test për Covid, në Shqipëri hyjnë me “termometër”

Vetëm 5 pasagjerë ishin në bordin e Tragetit nga Brindizi që mbërriti mëngjesin e së martës në Portin e Vlorës.

Forcimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit nga Vendet e BE, që lejojnë lëvizjen  vetëm  të disa kategorive, dhe kanë vendosur tamponin negativ për koronavirus si kusht ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lëvizjes.

Autoritetet shqiptare në porte mjaftohen vetëm me matjen e temperatures.

Në pikat kufitare tokësore ka raportime se as kjo procedurë nuk bëhet.

Panoramë plotësisht e kundërt ofrohet për të dalë nga vendi.

Që prej 20 Nëntorit, lëvizja tokësore bëhet vetëm përmes Kakavijës, pasi pikat e tjera kufitare janë mbyllur.

Kategoritë që lejohen të udhëtojnë përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test, kundër Kovid 19.

Veç kushteve, ishte greva 24 orëshe e doganierëve grekë në Kakavijë që paralizoi  funksionimin normal të pikës kufitare të marten.

Greva e nisi në 07 00 të mëngjesit ndërsa puna normalisht do të nisë mëngjesin e së mërkurës,

Deri në mesditë 120 këmbësorë e kaluan traun e doganës në Dalje dhe 34 në hyrje.

Gjatë kësaj kohe, në pikën kufitare do të lejohen të lëvizin vetëm këmbësorët, kamionët frigoriferikë që transportojnë mallra ushqimore dhe rastet emergjente shëndetësore apo vdekjesh.

Trau i doganës do të jetë u ulur për automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra të tjera.

Shqiptarët mund të lëvizin pa kushte vetëm drejt Kosovës e Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të ketë një vendimmarrje tjetër për masat në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)