Haradinaj: Shyqyr që s’janë ato akuza, me thanë bota që kemi nxjerrë edhe veshka

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 21:04
Haradinaj: Shyqyr që s’janë ato akuza, me thanë bota që kemi nxjerrë edhe veshka

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për aktakuzat ndaj krerëve të UÇK’së dhe paraqitje e tyre në Hagë.

Haradinaj për akuzat e pretenduara nga Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë, thotë se shumë mirë që këto deklarata kanë rënë poshtë.

‘’’Ska logjikë me thanë që pse është e s’është. Shyqyr që s është. Me thanë bota këta kanë nxejrrë veshka, trafikim organesh’’, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj në anën tjetër është pyetur edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë

‘’Vuçiq ia bëri një nder cështjes me këtë deklaratë. Nëse bie me shku në ndonjë kryeqytet, e sheh që tema ka mbetur gjallë’’.

(Kosova Sot Online)