110 pacientë me Covid-19 po mjekohen në Klinikën Infektive

  • A.P /
  • 24 nëntor 2020 - 22:27
110 pacientë me Covid-19 po mjekohen në Klinikën Infektive

110 pacientë me Covid-19 po mjekohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK’së po mjekohen 110 pacientë me koronavirus. Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje më të rëndë në respirator duke u mjekuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të  Kosovës.

“Ne në Klinikën Infektive sot i kishim 110 pacientë të hospitalizuar, 60 për qind e pacientëve janë me oksigjenoterapi derisa gjashtë pacientë i kishim në respiratorë. Kemi një fluks të shtuar të pacientëve të cilët vijnë për spitalizim dhe pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv dhe kërkojnë trajtim për shkak të infeksionit”, tha Lindira-Ajazaj-Berisha, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Qindra raste të reja infektimesh me koronavorus po konfirmohen çdo ditë.

(Kosova Sot Online)