Raporti i OKB’së gjen shkelje në rastin e deportimin e gjashtë shtetasve turq

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 22:50
Raporti i OKB’së gjen shkelje në rastin e deportimin e gjashtë shtetasve turq

Grupi punues i këshillit për të drejtat e njeriut në kuadër të OKB-së ka gjetur shkelje në depërtimin e Gylenistëve.

Më 29 mars të 2018 u zhvillua një operacion në Kosovë.

Në kuadër të këtij veprimi të organeve të sigurisë, u bë deportimi i gjashtë shtetasëve turq nga Kosova për në Turqi.

Ndërkohë, mënyra e largimit të tyre nxiti reagime të ashpra në Kosovë, aq sa edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës ishte shkarkuar.

E me këtë çështje  është marr edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një grup punues në kuadër të këshillit për të drejtat e njeriut, kanë publikuar një raport, ku sipas tyre janë gjetur shkelje në këtë operacion.

Ky grup gjithashtu ka kërkuar nga shtetet e përfshira në këtë rast sic është Kosova dhe Turqia, që të informojnë për hapat që i kanë ndërmarr gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë, ky raport pritet që t’i sjell pasoja Kosovës, sipas ish – anëtarit të komisionit hetimor për Gylenistët.

Sami Kurteshi thotë që kësisoj dëmtohet edhe imazhi i shtetit të Kosovës.

Ky ka përmendur edhe disa kërkesa nga ky raport që e obligon shtetin e Kosovës në lidhje me këta Gylenistë.

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total nga gjykatat në Turqi.

Ndërsa Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast dhe deri me tani ka intervistuar disa zyrtar.

(Kosova Sot Online)