Kadriaj: AAK nuk ka kërkuar përkrahje nga Hoxha por nga themeluesit e PDK-së

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 23:20
Kadriaj: AAK nuk ka kërkuar përkrahje nga Hoxha por nga themeluesit e PDK-së

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, i është përgjigjur kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj pasi tha që nuk ka më vota nga PDK-ja për kandidatët për president jashtë kësaj partie.

Kadriaj i ka thënë se AAK nuk ka kërkuar përkrahje nga Hoxha por nga themeluesit e PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së.

“Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)