Grabitja e bujshme e vilës së Tamara Ecclestone, një varëse gjendet në qafën e prostitutës rumune

  • 25 November 2020 - 09:06
Grabitja e bujshme e vilës së Tamara Ecclestone, një varëse gjendet në qafën e prostitutës rumune

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grabitjen e bujshme që ndodhi rreth një vit më parë në vilën e vajzës së ish shefit të F1, Tamara Ecclestone.

Trupit gjykues që po trajton çështjen i është vënë në dispozicion fotoja e një prostitute rumune e cila mban në qafë një nga varëset e Tamaras, të cilës iu grabitën bizhuteri me vlerë 25 milionë paundë.

47-vjeçarja Maria Mester akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e grabitësve që kishin udhëtuar nga Italia për të vjedhur shtëpitë e disa të famshëmve dhjetorin e kaluar.

Ajo dhe djali i saj Emile-Bogdan Savastru janë filmuar nga disa kamera sigurie më grabitësit e dyshuar disa ditë para dhe pas grabitjes së banesës 70 milionë paundëshe në Hyde Park.

Gjykata kishte mësuar më herët se rumuni 30 vjeçar ishte ndaluar më parë në aeroportin e Stansted me një palë vëth të vjedhura. Ai gjithashtu kishte dhe një orë Tag Heure dhe një çantë Louis Vuitton të ngjashme me ato që ishin vjedhur në banesën e Tamarës.

(Kosova Sot Online)