Në Rusi gjatë 24 orëve të kaluara 507 persona kanë vdekur nga COVID-19

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 11:27
Në Rusi gjatë 24 orëve të kaluara 507 persona kanë vdekur nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u regjistruan 507 të vdekur nga koronavirusi, që është shifra më e lartë prej fillimit të pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Rusi shkoi në 37.538, shkruan The Guardian.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 23.675 raste të reja të infektimeve, përfshirë 4.685 në Moskë.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e personave të prekur nga virusi SARS-CoV-2 në Rusi shkoi në 2 milionë e 162 mijë e 503.

Sa i përket shifrës së viktimave, Rusia ka më pak të vdekur në krahasim me vendet më të prekura evropiane, por për shifrën e të infektuarve është shteti i pestë në botë.

(Kosova Sot Online)