Krasniqi: Kontratat e nënshkruara gjatë kohës së pandemisë janë transparente

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 15:41
Krasniqi: Kontratat e nënshkruara gjatë kohës së pandemisë janë transparente

Selami Krasniqi, drejtor i prokurimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitarë të Kosovës (ShSKUK), ka thënë se në këtë institucion aktualisht është vetëm një operator për oksigjen.

Ai po ashtu ka folur se edhe për kontrata e nënshkruara gjatë kohës së pandemisë, ku ka thënë se të gjitha janë në mënyrë transparente.

Krasniqi gjatë raportimit në Komisioni hetimor për pandeminë i pyetur për procedurat e kontratave ka thënë se të gjitha janë bërë me procedurë të hapur përveç asaj për blerjen e oksigjenit.

“Në ShSKUK të gjitha kontratat jepen në mënyrë transparente dhe nuk e kemi asnjë vërejtjeje të vetme për furnizim me barna të ShSKUK-së. Të gjitha kontratat janë bërë më procedurë të hapur vetëm kontrata për blerjen e Oksigjenit është bërë me negocim” ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se s’ka pasur lehtësira të procedurave të prokurimit gjatë pandemisë.

“S’ka pasur lehtësira të prokurimit gjatë pandemisë. Për momentin e kemi vetëm një operator për oksigjen dhe deri më tani s’ka pasur asnjë mbushës në vend të licencua për këtë” ka thënë Krasniqi.

Deputeti Bekim Haxhiu e ka pyetur se pse është lejuar duplifikimi i kontratave nga MSh-ja.

Krasniqi ka thënë nuk ka informata për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)