Anëtarja e VV-së: Thaçi para se të shkojë në Hagë paska dashtë me i shly borxhet

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 21:32
Anëtarja e VV-së: Thaçi para se të shkojë në Hagë paska dashtë me i shly borxhet

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se si duket ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paska dashur t’i shlyejë të gjitha borxhet që i ka pasur para se të shkojë në Hagë.

Haxhiu këtë deklaratë e tha pasi djali i Haxhi Shalës ishte emëruar si konsull i përgjithshëm në Lubjanë.

“Kqyr çfarë vendimesh paska marrë para se me shku në Hagë, paska dasht krejt borxhet me i shly. Vetë e ka votu Specialen”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se sot ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete. Në mesin e tyre është edhe djali i Haxhi Shalës. 

(Kosova Sot Online)