Këto lagje të Prishtinës nesër mbeten pa ujë

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 23:15
Këto lagje të Prishtinës nesër mbeten pa ujë

KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, do të realizohen disa punime teknike dhe si rrjedhojë një pjesë e Prishtinës do të mbetet pa ujë.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër Fi 200 mm.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.


(Kosova Sot Online)