Ekzekutohet 21 vjeçarja me breshëri automatiku pas sherrit për jashtëqitjen e qenit

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 23:52
Ekzekutohet 21 vjeçarja me breshëri automatiku pas sherrit për jashtëqitjen e qenit

U qëllua për vdekje vajza që po shëtiste qenin e saj, ndërsa i dashuri i saj u plagos nga 24 të shtënat e burrit të zemëruar për ndotjen e qenit, u tha në gjyqin e të akuzuarit.

Burri, i identifikuar si Michael Close, kishte hapur zjarr me kallashnikov kur qeni i çiftit kishte bërë jashtëqitjen në një kopësht para apartamentit të tij në Denver, Colorado, duke ulëritur: “A do ta mësoni atë dreq qeni, apo më duhet të ulëras?”

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë që prokurorët shfaqën në gjyq, shihej Close që ngrinte grilat dhe më pas drejtoi armën nga çifti.

Hetuesi i policisë, Joseph Trujillo, tha se të shtënat ndodhën pasi Close e Simon u konfrontuan me fjalë për ndotjen e qenit jashtë apartamentit të Close.

Ai tregoi se autoritetet kishin gjetur gjashtë gëzhoja pranë ndërtese dhe 18 të tjera jashtë shtëpisë së tij pas sulmit.

Close është akuzuar me vrasje të gradës së parë dhe disa akuza të tjera pasi ishte larguar nga vendngjarja dhe u arrestua nga policia më vonë gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)