Qindra persona burgosen përjetësisht në Turqi për përpjekjen për grusht shtet në vitin 2016

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 16:20
Qindra persona burgosen përjetësisht në Turqi për përpjekjen për grusht shtet në vitin 2016

Një gjykatë turke i ka dënuar udhëheqësit e përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016 me burgim të përjetshëm, duke dënuar qindra oficerë të ushtrisë, pilotë dhe civilë për përpjekjen e dështuar për ta rrëzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Më shumë se 250 njerëz u vranë më 15 korrik 2016 kur disa ushtarë komanduan aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe tanke për të marrë kontrollin mbi institucionet dhe për të përmbysur qeverinë turke, të drejtuar nga një bazë ajrore pranë kryeqytetit, Ankarsë.

Gjyqi i gati 500 të pandehurve ishte profili më i lartë i dhjetëra çështjeve gjyqësore ndaj mijëra njerzve të akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit, për të cilën Erdogan ua la fajin mbështetësve të klerikut mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gylen. Ky i fundit ka mohuar të ketë ndonjë pasur ndonjë rol në këtë grusht shtet.

Bazuar në bazën ajrore Akëncë , të pandehurit u akuzuan për drejtimin e grushtit të shtetit dhe bombardimin e ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin, dhe përpjekjen për ta vrarë Erdoganin. Shumë nga komandantët ushtarakë të përfshirë tashmë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

“Rrjeti tradhtar i cili sillte bomba mbi parlamentin, presidencën dhe njerëzit tanë u dënua përsëri para drejtësisë dhe kombit tonë”, tha Omer Çelik, zëdhënësi i partisë së Erdoganit.

“Ajo po vazhdon të organizojë çdo lloj tradhtie në vende të ndryshme për të dëmtuar Turqinë”, shkroi ai në Twitter. “Beteja jonë me terrorizmin puçist do të vazhdojë”.

Katër udhëheqës të rrethit, të quajtur “hoxhallarë civilë” për lidhjet e tyre me rrjetin e Gylenit, ishin midis 19 të pandehurve që morën 79 dënime të rënda për akuzat e përpjekjes për ta vrarë presidentin, vrasjes dhe për të kërkuar rrëzimin e rendit kushtetues.

Pilotët F-16 që kryen sulme ishin gjithashtu midis atyre që iu dhanë dënime të rënda përjetë, që është dënimi më i ashpër në gjykatat turke.

Shumica e të pandehurve të tjerë morën gjithashtu dënime të përjetshme, ndërsa 19 u burgosën për ndihmën e dhënë në grushtin e shtetit dhe 41 për anëtarësimin në një grup terrorist. 70 njerëz u liruan, tha Anadolu.

Shefi ushtarak i Turqisë në atë kohë dhe tani ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar dhe komandantë të tjerë u mbajtën rob për disa orë natën e përpjekjes për grusht shteti. Gjithsej 475 persona ishin në gjyq, 365 prej tyre në paraburgim.

Gylen, 79 vjeç, i cili dikur ishte aleat i Erdoganit dhe ka mohuar çdo rol në grusht shtet, ishte një nga gjashtë të pandehurit që u gjykuan në mungesë. Dosjet e tyre u ndanë nga shqyrtimi gjyqësor, thanë raportet e Anadolu.

Katër vjet më pas, operacionet policore që synojnë të dyshuarit e akuzuar për lidhje me Gylenin vazhdojnë rregullisht.

Qeveria ka thënë se goditja ishte e nevojshme duke pasur parasysh sfidat e sigurisë që Turqia ka hasur në çrrënjosjen e një rrjeti të mbështetësve të dyshuar të Gylenit.

(Kosova Sot Online)