Zbulohet vajza ‘sekrete’ e Putinit

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 17:21
Zbulohet vajza ‘sekrete’ e Putinit

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere, sipas një faqeje hetimore ruse.

Bëhet fjalë për Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlana Krivonogikh.

Burimet që folën për faqen hetimore ‘Proekt’,  thanë se Putini dhe Svetlana filluan lidhjen e tyre në fund të viteve 90′, ndërsa ajo ishte një sanitare dhe Putin ishte kryetar i FSB-së dhe njëkohësisht i martuar, para se të ndahej diku në fillim të viteve 2000, kur lindi Yelizaveta.

Putini nuk ofroi asnjë reagim ndaj raportit dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi të gjitha njohuritë për Svetlanën ose vajzën e saj..

Image

Informacioni i mbledhur nga Proekt sugjeron që Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, e rritur në një apartament modest. Gjatë fundit të viteve 90′ ajo punoi si sanitare në një dyqan afër shtëpisë, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave.

Në vitin 2000 u diplomua dhe më pas u zhvendos nga banesa modeste, tek rezidenca e saj e re në Ishujt Kamenny. Banesat në ishull nuk janë për shitje të përgjithshme por vetëm për ata që kanë një lloj marrëdhënie me Putinin, raporton faqja. Një nga zotërimet e saj më të mëdha të aksioneve është në ‘Bank Rossiya’, e cila ka lidhje me Putinin dhe shumë miq të tij.

Tre vjet më vonë, Svetlana lindi vajzën Yelizaveta – e cila nuk ka një baba të shënuar në certifikatën e saj të lindjes. Identifikuesi i vetëm i mundshëm është emri i saj i mesëm – që është Vladimirovna, raporton Proekt.

Dy burime të afërta me Svetlanën thanë se Putini ishte i dashuri i saj misterioz dhe se lidhja e tyre filloi në vitet 90′ dhe përfundoi në fillim të viteve 2000. Nuk është e qartë saktësisht kur ose si u takuan, ose pse u ndanë përfundimisht.

 

Disa kohë para vitit 2010, mendohet se kanë shkëputur lidhjet plotësisht. Sidoqoftë, Svetlana ende zotëron shtëpinë e saj në Shën Petersburg së bashku me pronat e tjera në Soçi dhe Moskë, me vlerë 11 milionë dollarë.

Sipas Proekt, vajza Yelizaveta përdor një mbiemër të rremë dhe ka disa profile në media sociale me këtë emër. Imazhet e mbledhura prej saj nga ato llogari kanë një ngjashmëri te madhe me Putinin, raportoi faqja.

Proekt thotë se kontaktuan Svetlanën e cila premtoi se do të kthente një përgjigje por më pas nuk kishin dëgjuar më prej saj.
 
Yelizaveta fshiu fotot me fytyrë nga mediat sociale pas kontaktit që patën me Svetlan-ën.

(Kosova Sot Online)