20-vjeçari nga Prizreni pret gishtat në fabrikë

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 17:38
20-vjeçari nga Prizreni pret gishtat në fabrikë

Një 20-vjeçar nga fshati Lubizhdë e Prizrenit është lënduar të mërkurën derisa ishte në vendin e tij të punës. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë. 

Të mërkurën, në një fabrikë në Prizren një punëtor ka marrë lëndime të rënda.

I njëjti ka prerë dy gishtërinj të dorës së djathtë. 20-vjeçari aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.

Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull  kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal  dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)