Tërmkolli provokon Vjosa Osmanin pa ia përmendur emrin: S’mund ta lësh LDK-në dhe t’i shërbesh Albinit

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 21:33
Tërmkolli provokon Vjosa Osmanin pa ia përmendur emrin: S’mund ta lësh LDK-në dhe t’i shërbesh Albinit

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë  se kritika brenda subjektit të saj është e mirëpritur.

Gjithsesi ajo pati kritika për u.d. i presidentit, Vjosa Osmanin.

“Kritika është e domosdoshme për të rritur vlerën e LDK’së nga brenda. E pranoj, nuk jemi as afër asaj që duhet të jemi. Por nuk mund të shkosh e t’i shërbesh Albinit. Jemi në krizë. Jo vetëm ne. Jemi në krizë për gjithçka edhe morale edhe politike e besa edhe kombëtare”, thotë ajo.

Ndërkohë Tërmkolli pati kritika edhe për VV’në.

“Po mundohen të instalojnë një koncept të nehilizimit. Përse qenka ndryshimi Shpejtim Bulliqi e jo Nexhmi Rudari?  Bulliqi nuk është ndryshimi. Ai nuk është as Albini. Po i thonë Besianë. Shumë mirë, por kjo duhet të ndryshohet përmes institucioneve”, shtoi ajo .

(Kosova Sot Online)