20-vjeçari pushton rrjetin, ky është bariu më i bukur i Kinës

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 08:22
20-vjeçari pushton rrjetin, ky është bariu më i bukur i Kinës

Megjithë suksesin e yjeve të pop-it të mbushur me makiazh apo konkurrentët e programeve ‘reality TV’, mashkulli më i famshëm për momentin në Kinë është një bari nga Tibeti që ka fituar zemrën e miliona njerëzve me pamjen e tij të ashpër por çuditërisht tërheqëse.

Është fjala për Zhaxi Dingzhen, 20 vjeçarin zeshkan nga provinca e Sichuan, me sy të mëdhenj, qerpikë të gjatë dhe flokë të çrregullt, që është bërë i adhuruar që prej publikimit të nje videoje një javë më parë në rrjetin social kinez Douyin.

“Si mund të jetë një njeri i egër kaq i pastër në shikim? Rashë në dashuri menjëherë me të”, shkruante një nga perdorueset.

“E kam parë videon e tij me dhjetra herë. Sytë e tij janë të mbushur me yje, po aq të pastër sa dhe qielli prapa tyre”, shkruante një tjetër.
Publiku i lodhur nga imazhet delikate të yjeve të ekranit janë tërhequr nga stili i ashpër i fshatarit tibetian.

Në videon që ka akumuluar 2.7 milionë pëlqime dhe 135 000 komente, ai shihet duke ecur para shtëpisë së tij në rrafshnaltën tibetiane, teksa buzëqesh me ndrojtje nga kamera.

Dingzhen është bërë i famshëm aksidentalisht, teksa një kameraman lokal shkoi në shtëpinë e tij për të xhiruar të atin ose vëllanë për një mesazh besimi fetar, por asnjë prej tyre nuk ishin në shtëpi, kështu që xhiroi djaloshin qe gjeti.

Shpejt industria televizive dhe ajo online në Kinë u nagazhuan të perfitojnë nga popullariteti i të riut teksa rrjete si Sina Weibo dhe Tencent kanë shkuar në rajon për ta ftuar të paraqitet në shfaqje të ndryshme.

Por komentuesit nuk ishin dakord me këtë.

“Pjesa më e çmuar e Tashi Dingzhen është pastërtia e tij. Unë nuk dua që ai të bëhet pjesë e industrisë së komplikuar të rrjetit që do të shkatërronte bukurinë e tij origjinale”, shkruante një përdoruese.

Kur Tashi Dingzhen u pyet nëse donte të bëhej një ‘star’ ai shpejt u përgjigj se më mirë do të donte të bëhej një princ i garave me kua.

(Kosova Sot Online)