Shkon në mbi 1 milion numri i të prekurve nga COVID-19 në Gjermani

  • G.G /
  • 27 nëntor 2020 - 08:39
Shkon në mbi 1 milion numri i të prekurve nga COVID-19 në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.806 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.006.394, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 426 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 15.586.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja. 

(Kosova Sot Online)