Qytetarët grumbullohen te IKSHP’ja, askush s’i njoftoi se sot s’kryhen testime

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 10:57
Qytetarët grumbullohen te IKSHP’ja, askush s’i njoftoi se sot s’kryhen testime

Një numër i madh i qytetarëve kanë mbetur duke pritur për t’u testuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Instituti nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse sot do të ketë apo jo testime, por qytetarët thonë se një punonjës i këtij institucioni iu ka thënë se sot s’do të kryhen testime.

Ndërkohë, postimi i fundit i IKSHP’së në faqen zyrtare është urimi për 28 Nëntorin.

(Kosova Sot Online)