Hapen të gjitha qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 07:44
Hapen të gjitha qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Hapjen e qendrave me kohë e ka konfirmuar për KosovaPress, Sllobodan Dimitrijeviq, kryetar i KQZ-së në veri të Mitrovicës.

Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa  23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)