Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 14:25
Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

Ekipet lëvizëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot kanë dalë në terren për të ua mundësuar të votojnë nga shtëpia personave që janë të infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se janë kontaktuar rreth 500 persona në Podujevë dhe pothuajse gjysma prej tyre kanë shprehur vullnetin për të votuar përmes ekipeve lëvizëse.

“Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka kontaktuar me qytetarët me të drejtë vote nga komuna e Podujevës të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me COVID-19. Janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse që ditën e diele do t’i dërgojmë në adresat e këtyre votuesve”, ka thënë Elezi të shtunën.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona.

“Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona dhe shumë prej tyre deri më tani kanë shprehur vullnetin për të votuar. Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”, ka thënë Elezi.

(Kosova Sot Online)