Policia arreston aktivisten e Vetëvendosjes për propagandë

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 15:30
Policia arreston aktivisten e Vetëvendosjes për propagandë

Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se kanë shoqëruar për në stacionin policor komisionerën e Vetëvendosjes, Sanela Gerdiq.

Gerdiq ishte komisionere në shkollën ‘Sveti Sava’ në Mitrovicë të Veriut.

E njëjta është shoqëruar në polici për shkak që dyshohet se ka bërë propagandë për kandidatin e VV në këtë komunë, Erden Atiq nga komuniteti boshnjak.

Gerdiq fillimisht do të merret në pyetje nga policia.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga aktivistja e VV, ajo ka mbuluar emrat e kandidatëve tjerë në garën për kryetar komune që po mbahen sot, duke sugjeruar për votim kandidatin e VV.

(Kosova Sot Online)