Lexoni edhe:
Në Podujevë votojnë 29 mijë votues, në Mitrovicë të Veriut 7 mijë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 19:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre.
Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Në Podujevë votojnë 29 mijë votues, në Mitrovicë të Veriut 7 mijëLexoni edhe:
Së këndejmi është bërë identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast: K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. P, mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, Q. P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor.
(Kosova Sot Online)