Kuvendi arsyetohet për flamurin e dëmtuar të Kosovës

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 15:40
Kuvendi arsyetohet për flamurin e dëmtuar të Kosovës

Kuvendi ka dhënë sqarim për flamurin e Kosovës i cili mëngjesin e sotëm u pa i dëmtuar.

Në sqarimin e Kuvendit, thuhet se flamuri është dëmtuar si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sontme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, ka deklaruar drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

(Kosova Sot Online)