Fotoja këtij mjeku që përqafon pacientin me Covid-19 po shpërndahet dhe meriton vëmendje

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 19:57
Fotoja këtij mjeku që përqafon pacientin me Covid-19 po shpërndahet dhe meriton vëmendje

Pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë një problem i rëndë në Shtetet e Bashkuara, por edhe në gjithë botën.

Të gjithë po i ndiejnë efektet e pandemisë, por edhe më e vështirë është për ata që ndodhen në vijën e parë, që po bëjnë gjithçka që munden për ta mbajtur këtë situatë nën kontroll.

Shumë media amerikane i dhanë vëmendje një fotoje të enjten e kaluar, gjatë Ditës së Falënderimeve.

Në foton e bërë virale, një mjek, me veshje të plota mbrojtëse, shihet duke përqafuar një pacient me COVID-19 mes krizës së vazhdueshme shëndetësore.

Ai është identifikuar si Dr. Joseph Varon, i cili i veshur me pajisje mbrojtëse, përqafon për t’i dhënë forcë një pacienti të moshuar që vuan nga COVID-19. Fotoja u bë në njësinë e kujdesit intensiv të Houston’s United Memorial Health Center, në Ditën e Falënderimeve që përkonte edhe me ditën e 252’të të Varon për punën në spital.

Gjatë një interviste me New Day të CNN, mjeku shpjegoi se si ka qenë jeta në spital gjatë muajve të fundit mes krizës shëndetësore.

(Kosova Sot Online)