Spital i Gjakovës furnizohet me një CT

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 16:18
Spital i Gjakovës furnizohet me një CT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj përmes një statusi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorëë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës!Ju faleminderit, Kolonel Rose!Ju faleminderit, Major Halbur!

(Kosova Sot Online)