Trafikantja e kokainës me “imagjinatë pa kufij”

  • A.P /
  • 02 dhjetor 2020 - 17:02
Trafikantja e kokainës me “imagjinatë pa kufij”

Një grua në Brazil është arrestuar për trafik kokaine, pasi e kishte fshehur lëndën narkotike brenda një shalqiri, të cilin e kishte futur poshtë rrobave për t’u shtirur si shtatzënë. Një ide tepër origjinale, por që nuk ka arritur të mashtrojë policët në një stacion autobusësh në Sao Paulo.

Pasi kishin marrë informacione për një sasi kokaine që po trafikohej, policët nisën të kërkonin për lëndën narkotike dhe u befasuan kur e gjetën të fshehur aty. Gruaja u tha autoriteteve se e kishte marrë drogën në Paraguai dhe ishte paguar 100 dollarë për ta çuar në Rio de Zhaneiro.

Në total, brenda barkut të rremë, gruaja kishte futur rreth 2 kilogramë kokainë pudër. Fotot u shpërndanë në rrjetet sociale, për të vlerësuar “imagjinatën pa kufij” të gruas, thanë autoritetet.

Në vitet e fundit Brazili është shndërruar një pikë transit për dërgimin e kokainës në Europë, pasi grupet kriminale janë infiltruar brenda porteve prej nga ku nisen anijet për në kontinentin e vjetër, një biznes që mendohet të kapë vlerën e rreth 10 miliardë dollarëve.

(Kosova Sot Online)