Shefi i EULEX-it: Kosova ka ruajtur stabilitetin e vendit

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 17:27
Shefi i EULEX-it: Kosova ka ruajtur stabilitetin e vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me Shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për situatën aktuale në vend.

Nga Ministria e Punwve tw Jashtme bwhet e ditur se ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se EULEX mund të  ketë rol të rëndësishëm në informimin e vazhdueshëm të Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Në këtë kuadër, ajo potencoi progresin e bërë nga institucionet e Kosovës në plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, që duhet të merret në konsideratë nga vendet e BE-së.  

 

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe shefi i EULEX-it diskutuan edhe për lirinë e lëvizjes, ku shefja e diplomacisë kosovare vuri në pah vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër, që është pjesë konkluzioneve të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, u shpreh se Kosova përkundër sfidave me të cilat është përballur ka arritur të ruajë stabilitetin në vend, duke shënuar progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, krahasuar edhe me vendet e rajonit.  

(Kosova Sot Online)