Motra e Maradonës përplaset me dy vajzat e legjendës: Tani u kujtuat? E kishit braktisur!

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 23:50
Motra e Maradonës përplaset me dy vajzat e legjendës: Tani u kujtuat? E kishit braktisur!

Pas vdekjes së legjendës së futbollit, Diego Armando Maradonës ka nisur një luftë e brendshme brenda familjes së tij, ku anëtarë të saj po përpiqen të përfitojnë nga madhështia e pasuria e Diegos.

Kur kanë kaluar pak ditë pas vdekjes së hidhur, anëtarë të ndryshëm të familjes së Maradonës nisën të fajësonin njëri-tjetrin. Një gjë të tillë ka bërë motra e Diegos, Anna, e cila në një studio televizive ka kritikuar ashpër dy vajzat më të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannia. Anna ndërhyri pasi ishte bezdisur nga komentet e vajzave, që sipas saj e kishin braktisur babain e tyre.

“Ata thonë se po paguhesha për të qenë me vëllain tim, nga vjen kjo? Mund te vërtetohet? Nga fëmijët e vëllezërve të mi, askush nuk jetonte me Diegon, askush. Po, ai ishte shumë bujar, ndonjëherë na jepte diçka. Ne kurrë nuk kemi jetuar prej tij”, tha Anna, ndërsa më pasi vazhdoi diskutimin me dy vajzat e mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina.

“Pa të nuk do të kishte asgjë. Ta mbyllin gojën. Mos na varrosni, përveç dhimbjes që kemi, sepse me të vërtetë na lëndoni. Asnjëherë nuk na interesoi testamenti”, vazhdoi ajo, duke treguar se “shkuam ta takonim, sepse ai na kërkoi ta shihnim se ai kishte një familje, por vajzat e kishin braktisur”.

“Kur shkuan vajzat ta takonin? Kjo nuk dëshmohet kurrë”, shtoi Ana.

Anna shpjegoi se ajo nuk e kishte parë Maradonën që nga marsi për shkak të pandemisë, por ata flisnin rregullisht në telefon.

“Na lini të qetë, ne nuk shqetësojmë askënd dhe nuk duam asgjë prej tyre. Flisni për dashurinë dhe respektin që kishim për të. Sepse ne e respektuam atë”, përfundoi Ana.

(Kosova Sot Online)