Fillon gjykimi i komandantit që akuzohet se ia hëngri zemrën një të vdekuri

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 16:02
Fillon  gjykimi i komandantit  që akuzohet se ia hëngri zemrën një të vdekuri

Ish-komandanti i rebelëve në luftën civile të Liberisë, Alieu Kosiah, i cili akuzohet për përfshirje në vrajse të civilëve, dhunim seksual dhe ngrënie të copave të zemrës së një mësuesi, ka filluar të gjykohet në Zvicër.

Ky proces është në mesin e disa rasteve që janë dërguar në gjykata ndërkombëtare në lidhje me luftën civile të Liberisë, e cila kishte filluar më 1989 dhe kishte mbaruar më 2003. Rreth 250 mijë njerëz ishin vrarë në këtë konflikt, që ishte një ndër më të përgjakshmit në historinë moderne të Afrikës.

I pandehuri 45 vjeç i ka mohuar akzuzat. Avokati i tij tha se klienti Kosiah, i cili u arrestua në Zvicër në vitin 2014, nuk ishte i pranishëm në atë zonë në kohën për të cilën akuzohet se ka kryer krime, shkruan The Guardian.

Image

Gjykata zvicerane e akuzon ish-komandantin e rebelëve për rekrutim dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë, transportim të detyruar, plaçkitje, trajtim mizor të civilëve, tentim të vrasjes, vrasje (të drejtpërdrejtë ose të urdhëruar), gjymtim të kufomës dhe dhunim seksual.

Në aktakuzë thuhet se Kosiah ka vrarë ose ka marrë pjesë në vrasjen e 18 civilëve, ka dhunuar vazhdimisht një grua dhe ka rekrutuar një djalë 12 vjeç si truprojë personale.

Liberia asnjëherë nuk i ka ndjekur penalisht kriminelët e vet të luftës, pavarësisht rekomandimit për të vepruar kështu nga komisioni i së vërtetës dhe pajtimit para dhjetë vjetëve. Ish-komandantët mbajnë pozita në pushtet dhe dëshmitarët ngurrojnë që t’i paraqesin dëshmitë e tyre.

(Kosova Sot Online)