
Lexoni edhe:
Motra nga Ferizaj që i vdiqën dy vëllezërit nga COVID-19: Lufta me virusin është e ngjashme me helmimet serbo-sllave
Është arrestuar sot në Greqi një trafikant i rrezikshëm shqiptar. Mediat në Athinë shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Voula mëngjesin e sotëm pas hetimeve disa mujore.
Emri i tij nuk bëhet publik. Forca të shumta greke rrethuan dhe bastisën shtëpinë e tij duke e arrestuar ndërsa iu gjetën sasi hashashi dhe kokainë, si dhe një pistoletë.
Sipas zyrtarëve të sigurisë, ky është një rast i rëndë pas të cilit qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.
(Kosova Sot Online)