Merkel takim ‘online’ me Vuçiqin, bisedojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 17:04
Merkel takim ‘online’ me Vuçiqin, bisedojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një lidhje me video me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Tanjug.

Më herët gjatë ditës, u bë e ditur se temat e këtij takimi elektronik do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe pasojat e pandemisë, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe integrimi evropian.

Sonte, Vuçiq do t’i drejtohet publikut përmes mediumit publik serb, ku pritet t’i paraqesë disa nga përfundimet e diskutimit me Merkel. 

(Kosova Sot Online)