Asamblistja e PDK’së denoncon Haskukën: I dha para biznesit të babës

  • A.P /
  • 03 dhjetor 2020 - 17:33
Asamblistja e PDK’së denoncon Haskukën: I dha para biznesit të babës

Asamblistja e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK’së, Sherife Balaj, ka publikuar një listë në të cilën konfirmohet dërgesë parash të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndaj biznesit të babait të tij, Daver Haskukës.

Shuma e parave nuk tregohet në listën në fjalë, mirëpo tregon për konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.

Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.

“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!”, ka shkruar ajo, teksa ia ka bashkëngjitur fotografinë e listës.

Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

(Kosova Sot Online)