Brenda restorantit ku u vra shqiptari në Brazil, u godit 4 herë

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 20:43
Brenda restorantit ku u vra shqiptari në Brazil, u godit 4 herë

Tre ditë më parë shqiptari Ilir Zelka, u egzekutua në një restorant në Brazil teksa ishte duke ngrënë mëngjes. Mediat vendase kanë publikuar pamjet e atentatit mafioz të kapura nga kamerat brenda restorantit

Ai u ekzekutua, pasi u qëllua 4 herë në drejtim të tij nga një person ende i paindetifikuar. Zelka ishte ulur në një prej restoranteve më të shtrenjta të zonës, teksa ishte duke ngrënë mëngjes.

47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që pamjet kanë fiksuar edhe momentin që stafi i terrorizuar futet poshtë tavolinave për të shpëtuar kokën.

Autoritetet në Brazil bëjnë me dije se shqiptari kishte prej 20 nëntorit që qëndronte në një hotel të zonës dhe frekuentonte rregullisht të njëjtin restorant.

Zelka u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

(Kosova Sot Online)