Haradinaj: E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 22:06
Haradinaj: E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka qenë temë diskutimi punësimi i djalit të deputetit Haxhi Shala në momentin kur është votuar Qeveria Hoti.

“Për besë nuk e kam ditur. E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë. Nuk e di a ka qenë i madh apo i vogël”, tha ai.

Ai tutje thotë se ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj nuk e ka ditur për emërimin e tij.

“Nuk është konsultuar ministrja për këtë vendim. Por ka qenë emërim politik. Këtë mund ta themi qartë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)