Tahiri tregon 10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 15:45
Tahiri tregon 10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është deklaruar pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke thënë se ky ligj do të ketë impakt rifreskues për zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenie.

Tahiri ka treguar edhe 10 efektet që do të ketë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Tahiri, Ligji për Rimëkëmbje do të:

1.  Ulë presionin mbi ekonominë, bizneset dhe familjet;

2. Për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet;

3. Do të ekuilibroj sadopak zhvillimet në tregun vendor financiar;

4. Do të rifreskoj potencialin e bizneseve të vogla, tashmë të rrezikuara, për të operuar më gjatë dhe më qëndrueshëm në treg;

5. Do të zbusë efektet negative të pandemisë, veçmas te ato familje me të ardhura më të ulta;

6. Do të ndikoj pozitivisht te të gjithë, në fuqinë e shtetit si faktor stabilizues ekonomik;

7. Do të shërbejë si instrument i ‘tërthortë’ i asistencës sociale, për shtresat në vështirësi;

8. Përçon mesazh të fortë te komuniteti ndërkombëtar për klimen e përgjithshme ekonomike në Kosovë;

9. Ofron mundësi të re, që në dritë të këtij ligji, të planifkohen hapat tjerët të shpenzimeve në planet vjetore dhe afatmesme financiare;

10. Rehabiliton besimin e dëmtuar te qytetarët kundrejt kapacitetit vendimmarrës institucional, rezultat i vonesave vendimmarrëse.

(Kosova Sot Online)