28 të vdekur deri më tani nga koronavirusi në Malishevë

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 16:32
28 të vdekur deri më tani nga koronavirusi në Malishevë

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregull të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga kontaktet në terren”, është bërë e ditur në njoftimin e komunës.

Në ndërkohë nga fillimi i pandemisë 28 persona kanë vdekur nga ky virus.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë me covid-19 janë regjistruar 462 persona, prej tyre 347 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 87 persona”, thuhet më tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)