Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it, Michele Risi

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 17:39
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it, Michele Risi

U.d. e Presidentes së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it  gjeneralmajor Michele Risi.

Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Të njëjtën dekoratë, u.d. e presidentit, Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici.

Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila  u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.

Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

(Kosova Sot Online)