Palmer: SHBA do vazhdojë të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 22:02
Palmer: SHBA do vazhdojë të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për partneritet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e bëjmë këtë vazhdimisht, në nivele të ndryshme, përfshirë në shtator këtu në Uashington në nivelin më të lartë të qeverisë amerikane. Ky angazhim ndaj partneritetit me Serbinë, partneritetit me Kosovën dhe perspektivës evropiane të të dy vendeve, nuk do të ndryshojë. Dhe ne do të punojmë me Beogradin dhe Prishtinën për të mbështetur normalizimin e marrëdhënies së tyre dhe integerimit respektiv evropiane për secilin prej vendeve”, vuri në pah Palmer.

“Qasja amerikane ndaj rajonit ka qenë e qëndrueshme nga administrata në administratë, sepse interesat tona janë të qëndrueshme nga administrata në administratë. Vizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është një grup vendesh në paqe me njëri-tjetrin, me fqinjët e tyre, shtete të qëndrueshme, të prosperuara dhe të integruara në “Institucionet Evropiane dhe Euro-Atlantike. Unë jam duke menduar veçanërisht për NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai.

“Ne do të mbetemi një partner i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në të gjithë rajonin “, tha Matthew Palmer”. 


(Kosova Sot Online)