Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 mijë raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 12:34
Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 mijë raste të reja me COVID-19

Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 mijë raste të reja me koronavirus.

Institutit Robert Koch gjithashtu raportoi edhe për 483 viktima si pasojë e COVID-19, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 18 mijë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 1.1 milion.

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global.

(Kosova Sot Online)