Tahiri: Ramush Haradinaj ka dezertuar

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 21:02
Tahiri: Ramush Haradinaj ka dezertuar

Deputeti i PDK’së Abelard Tahiri ka ripërsëritur se kjo parti nuk ka vota për Ramush Haradinajn si president.

Tha se Haradinaj dezertoi pushtetin të cilin ia mundësoi PDK’ja.

“Jo serioziteti i këtij koalicioni që është duke e qeverisë aktualisht vendin dhe që e ka degjeneru aq shumë qeverisjen mendoj që e ka bërë edhe shumë më joserioz kandidaturën e z.Haradinaj”, tha Tahiri.

“Z, Haradinaj PDK’ja është partia e cila i ka dhënë mundësinë me qeverisë vendin. I ka dhënë mundësinë mi sjellë të mira vendit duke qene kryeministër ama ai ka dezertu. Ëshë largu nga kjo pozitë të cilën nuk e kemi pritë. Pra befasitë në politikë nuk janë të mira dhe këtu e kemi parë që Ramush Haradinaj di me bërë befasi. Gjëja që më së paku duhet në politikë është befasia”, tha Tahiri.

“PDK nuk ka votë për Ramush Haradinajn president”, përfundoi Tahiri.

(Kosova Sot Online)