Nxënësi 13-vjeçar theret me thikë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:43
Nxënësi 13-vjeçar theret me thikë në Fushë Kosovë

Një nxënës 13-vjeçar i shkollës fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë është therur me thikë gjatë ditës së sotme.

Ai është therur nga një nxënës tjetër, ndërsa lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informaten per lendimin qe ka marre nje femije i moshes 13 vjeç, nxenes i shkolles fillore. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin ne koordinim me prokurorin per te mitur. Viktima dyshohet te jete lenduar nga nje mjet i mprehte nga nje nxenes tjeter dhe te njejtit i eshte ofruar ndihma mjekesore”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)