Policia shqipton 639 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 10:19
 Policia shqipton 639 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar 639 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar këtë ligj.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe 856 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Për çdo ditë policia po shqipton qindra gjoba ndaj atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë dje në një konferencë për media se po bëjnë kontrolle dhe po shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin.

Ai ka thënë se kontrollet janë shtuar edhe në pikat kufitare për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë.

Mehmeti ka deklaruar se për çdo ditë të vikendit rreth 20 mijë bashkatdhetarë po hyjnë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)