Dy burra e bëjnë për spital një grua në Klinë

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 10:15
Dy burra e bëjnë për spital një grua në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Klinë, meqenëse kanë sulmuar një grua, duke e bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Klinë 22.12.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta dhe 61 fishek dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)