Mali i Zi heq orën policore për festat e fundvitit

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 15:07
 Mali i Zi heq orën policore për festat e fundvitit

Europa ka vendosur masa shumë të forta për festat e fundvitit për shkak të pandemisë, ndërsa Mali i Zi ka bërë pikërisht të kundërtën.

Nisur nga shifrat disi të përmirësuara nga koronavirusi në ditët e fundit, autoritetet në Malin e Zi kanë vendosur që të shfuqizojnë orën policore nga ora 22:00- 05:00 për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi, nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

(KOsova Sot Online)